back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeA marrin pagë deputetët edhe pas shpërbërjes së Parlamentit?

A marrin pagë deputetët edhe pas shpërbërjes së Parlamentit?

Të ngjajshme

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

FSK konfirmon nivelin e lartë të gatishmërisë me trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me...

Megjithëse Parlamenti i Kosovës tashmë është shpërbërë, deputetët e mandatit që lamë pas vazhdojnë të paguhen nga shteti i Kosovës.

Edhe në rast se nuk arrijnë të zgjedhën përsëri deputetë për mandatin e ardhshëm, ata do vazhdojnë të marrin pagë edhe për një vit të plotë.

Kështu tha monitorues i Kuvendit nga KDI, Albert Krasniqi në një prononcim për Indeksonline, i cili shtoi se, megjithatë, ata nuk do mund t’i gëzojnë më edhe privilegjet tjera siç janë mbushjet e telefonit apo edhe shpenzimet e transportit.

“Ligji për përgjegjësinë dhe privilegjin e deputetëve parasheh që deputetët pas përfundimit të mandatit ta marrin pagën për në vit. Do të thotë edhe nëse nuk arrijnë të zgjedhën për mandatin e ardhshëm dhe edhe nëse nuk gëzojnë mjete të tjera financiare nga buxheti i shtetit, ata përfitojnë prej pagës bazë të deputetit për 1 vit, që është dikur 1 e 400 euro. Por jo edhe privilegjet tjera, siç janë mbushjet telefonike, shpenzimet e transportit apo mëditjet e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket kryetarit të Kuvendit, nëse nuk rizgjedhet më për këtë post, ai do vazhdoj të marr 70 përqindëshin e pagës bazë të kryetari për gjithë jetën.

“Ndërsa kryetari i Kuvendit nëse e ushtron atë post për më shumë se 6 muaj e merr 70 përqind të pagës bazë të kryetarit të Kuvendit për gjithë jetën. Njëjtë vlen edhe për kryeministrin e disa opozita tjera të zyrtarëve të lartë publik”, ka shtuar ai.

Parlamenti i Kosovës është shpërbërë me datën 10 të këtij muaji, pasi shumica e deputetëve mbështetën mocionin për rrëzimin e Qeverisë, të iniciuar nga kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz