back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeVetëvendosje: KQZ ia ndaloi votimin diasporës, por jo edhe serbëve

Vetëvendosje: KQZ ia ndaloi votimin diasporës, por jo edhe serbëve

Të ngjajshme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm i lëshojmë 205 milionë euro Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin...

Uzuni i bindur se Shqipëria ka gjasa reale për kualifikim në Botëror

Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “FSHF TV”,...

Deliu-Kodra: Afera e “Ibër-Lepencit” dëshmon kapjen e shtetit nga një grup i njerëzve

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë...

Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen reagimi nga Ursula von der Leyen

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka...

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku thanë se mijëra qytetarëve nga diaspora iu është pamundësuar të votojnë në mënyre elektronike, njofton Klan Kosova.

“Bashkatdhetarët janë regjistruar në numër të madh, por jo të mjaftueshëm”, ka thënë përfaqësuesi i  Vetëvendosjes në KZQ, Adnan Rrustemi.

“Shumë prej tyre nuk kanë mundur të votojnë, duke iu kthyer e-mail mbrapshtë”.

“Ndërsa institucionet që merren me diasporën nuk kanë marrë as veprimin më të vogël për të ju ndihmuar atyre”.

Rrustemi ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor ka pasur krejt qasje tjetër për votuesit nga Serbia.

“Janë sjellë rreth 4000 aplikacione nga Serbia, mbrëmë pak para përfundimit të afatit për tu dorëzuar në KQZ”.

“Bëj thirrje që këta të fundit të pezullojnë këto aplikacione nga Serbia dhe të bëjnë hetime se si dhe nga kush erdhën këto 4000 mijë aplikacione”.

“Duhet të shpallen të paligjshme”.

Ndërsa sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se “thuhej se nuk mund të votonin për shkak të problemeve teknike, por sipas nesh ato ishin politike”.

“Si është e mundshme KQZ e pengojnë mërgatën, ndërsa ta favorizojnë Listën Serbe”.

“Përkundër pengesave të jashtëzakonshme, është fantastike çka ka ndodh këto ditë… 7 here më shumë ka pas vullnet për të votuar sesa në vitin 2004”.

“Janë regjistruar mbi 13 mijë aplikues”.

Tutje Molliqaj ka treguar se shqiptarët që nuk kanë mundur të votojnë në mënyrë elektronike, në numër të madh janë organizuar që të vijnë të votojnë më 11 qershor.

“Me fitoren tonë, asnjëherë të vetme diaspora nuk do të pengohen të votojnë pavarësisht vullnetit të tyre politik”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz