BallinaLajmeKosova lidh marrëveshje bilaterale me Panaman

Kosova lidh marrëveshje bilaterale me Panaman

Të ngjajshme

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Republika e Kosovës dhe Repubika e Panamasë kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi mbi punën fitimprurëse për anëtarët e familjeve të personelit të një misioni diplomatik ose të postit konsullor, njofton Ambasada e Kosovës në Panama

Marrëveshja u nënshkrua të martën në Panama nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, dhe Ministri i Ngarkuar i Punëve të Jashtme i Panamasë, Luis Miguel Hincapié.

Kjo marrëveshje rregullon punësimin dhe çështjet lidhur me imunitetin për anëtarët e familjes së anëtarëve të misionit diplomatik sipas juridiksionit penal të shtetit pranues sipas Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961 ose sipas normave të së drejtës ndërkombëtare tradicionale të futura në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963.

Kjo është marrëveshja e parë bilaterale e bashkëpunimit e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Panamasë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz