

Kandidati për deputet i Nismës, Fatmir Limaj ka vizituar sot qytetarët e Prizrenit ku ju ka premtuar investime të mëdha në këtë qytet, kur Nisma të vije në Qeveri.
Duke treguar se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe mbështetja e sipërmarrëseve dhe sektorit të bujqësisë, Limaj thotë se në këtë mënyrë do hapin edhe vende të reja të punës dhe do ndihmojnë në zhvillimi ekonomik.
“Kosova sot shpresën e ka në zhvillim nëse mbështetet te sipërmarrësit, nëse ata vlerësohen dhe mbështeten. Ata janë kontribuuesit më të mëdhenj të zhvillimit të Kosovës.Prandaj, janë dy sekorë që duhet të fuqizohen në Prizren; bujqësia dhe ndërmarrësia. Ju sigojmë që nuk do të vimë vetëm për vizitë turistike në qytetin tuaj, por do të vijmë me investime serioze. Pra, përgatituni se ne po vijmë me investime të mëdha, pasi ka ardhur koha për Nismës në Qeveri, për t’i dhënë vendit një tjetër kahje”, ka thënë Limaj.
Limaj bashkëbisedon me qytetarët e Prizrenit (Live)
Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj po bashkëbisedon me qytetarët e Prizrenit.
Bashkë me të është edhe kryetari i degës se Nismës në Prizren, Zafir Berisha dhe anëtar tjerë nga kryesia e këtij subjekti.
Një ditë më parë Limaj e Haradinaj kanë bashkëbiseduar me qytetarët e Gjakovës.



