Tërmeti i fuqishëm që ka pasur epiqendrën vetëm pak kilometra larg qytetit të Bulqizës ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Si pasojë e lëkundjeve të forta nxënësit kanë dalë jashtë nga shkollat, ndërsa qytetarët dhe punonjësit e administratës kanë dalë nga zyrat dhe shtëpitë, për shkak të frikës.
Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm 9 kilometra lar Bulqizës, ndërsa forca e tij ka qenë e shkallës 4.4 ballë e shkallës riter.
Gjithashtu tërmeti është ndjerë në pjesën më të madhe të vendit.