back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAAK tregon se a kanë marrëveshje me PDK-në e Nismën për zgjedhjet...

AAK tregon se a kanë marrëveshje me PDK-në e Nismën për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën vetëm për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, ka thënë Ahmet Isufi nënkryetar i këtij subjekti.

Kandidati për deputet nga AAK nuk e ka përjashtuar mundësine e arritjes të një tjetër marrëveshje me këto parti për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij vit.

“Për zgjedhjet lokale momentalisht nuk kemi ndonjë marrëveshje. Ne jemi duke i koordinuar punët dhe angazhimet tona dhe në bazë të specifikave edhe do të veprojmë në fushatë”, ka thënë Isufi për ‘Indeksonline’.

Zyrtari i lartë i partisë se Haradinajt pret qe në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni parazgjedhor PAN të fitoj bindshëm.

“Ne presim të fitojmë, madje me një përqindje të lartë, prandaj votat do të tregojnë dhe populli është i mobilizuar për ta votuar këtë koalicion”, ka shtuar ai.

Isufi nuk pret qe ky koalicion të ketë nevoje për ndonjë parti shqiptare për të formuar Qeverinë, përvec minoriteteve të cilat duhet të jenë pjesë e ekzekutivit.

Koalicioni parazgedhor i përbërë nga partitë e dala nga lufta ka nxitur reagime të ndryshme.

Mediet dhe opinioni në përgjithësi këtij koalicioni po i referohen si ‘Krahu i Luftës’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz