

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona janë përleshur mes vete dje në rrugën “Tahir Sinani” në Lipjan.
“Pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.



