Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësore është shkelur dje nga një veturë në rrugën “De Rada” në Prishtinë, duke marr lëndime trupore.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër K/Shqiptare këmbësore, pasi e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje. Vetura e dyshuar pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, thuhet në raport 24 orësh të policisë së Kosovës.