BallinaLajmeBanka Botërore do të investojë 210 milionë dollarë në Kosovë

Banka Botërore do të investojë 210 milionë dollarë në Kosovë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore ka aprovuar Kornizën për Partneritet ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore për periudhën 2017-2021. Për pesë vite pritet që Banka Botërore të investoj në Kosovë mbi 210 milionë dollarë.

Ministria e Financave njofton se aprovimi i kësaj kornize është dëshmi e vazhdimit të mbështetjes së fuqishme të Bankës Botërore për Kosovën dhe institucionet e saja.

Korniza për Partneritet ndërmjet të Kosovës dhe Bankës Botërore ka nëntë objektiva kryesore të cilat sipas kësaj ministrie, janë të grupuara në tre fusha kryesore.

“Përmirësimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat dhe punësimit; forcimi i dhënies së shërbimeve publike si dhe menaxhimi makro-fiskal; si dhe promovimi i energjisë së qëndrueshme dhe mbrojtja e ambient”, thuhet në njoftim.

Në bazë të kësaj kornize gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare, Banka Botërore pritet që të investojë në Kosovë mbi 210 milionë dollarë.

“Në dokument thuhet se në FY17 do të investohen 24 mil, në FY18, FY19, FY20 do të investohen nga 35-53 mil, kurse në FY21 rreth 40 mil, në projekte të shumta në sektorët me prioritet strategjikë për Kosovën siç janë: energjia, arsimi, shëndetësia, ujërat, mbrojtja e mjedisit, tregtia, politikat e punës, etj”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz