BallinaLajmeSkenderaj: Komuna investon në rrugët e Lagjes 2 (FOTO)

Skenderaj: Komuna investon në rrugët e Lagjes 2 (FOTO)

Të ngjajshme

Bordi i Transparencës në Shqipëri rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sërish rritjen...

FFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video...

“Behind the Scenes”: Dardanët zbulojnë prapaskenat e fitores epike ndaj Sllovakisë

Një rrugëtim i paharrueshëm është sjellë për publikun përmes...

Komuna e Skenderajt pas përfundimit të kubëzimit të rrugës “Beqir Hajrizi” ka vazhduar investimet në Lagjen 2 në njëren nga rrugët e kësaj lagjeje, rrugë kjo që lidhet me rrugën “28 Nëntori”.

Për të parë nisjen e punimeve në këtë rrugë, në këtë pjesë të qytetit ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. Z. Nura ka takuar një grup banorësh të cilët i ka uruar për fillimin e punimeve duke i siguruar ata se rruga do të punohet shpejtë dhe pa vonesa.

Banorët e falenderuan Komunën e Skenderajt dhe Nënkryetarin Nura për realizimin e kërkesës së tyre për ndërtimin e rrugës së tyre. Ata i kërkuan z. Nura që të ndihmojë në evitimin e disa problemeve me rrjetin dhe shtyllat elektrike.

Nënkryetari Fadil Nura ju premtoi banorëve se do të angazhohet personalisht që problemet e rrjetit elektrik t’ia adresoi KEDS-it, kompani që merret me furnizim me e energji elektrike, pasi Komuna e Skenderajt ka bashkëpunim shumë të mirë me të .

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz