back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeGashi tregon se pse nuk u kandidua për deputet të PDK-së

Gashi tregon se pse nuk u kandidua për deputet të PDK-së

Të ngjajshme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm i lëshojmë 205 milionë euro Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin...

Uzuni i bindur se Shqipëria ka gjasa reale për kualifikim në Botëror

Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “FSHF TV”,...

Deliu-Kodra: Afera e “Ibër-Lepencit” dëshmon kapjen e shtetit nga një grup i njerëzve

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë...

Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen reagimi nga Ursula von der Leyen

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka...

Anëtari i PDK-së, Ibrahim Gashi i cili në muajin nëntor të vitit 2016, aderoj në Partinë Demokratike të Kosovës, nuk është kandiduar për deputet të kësaj partie.

Në listën zgjedhore të PDK-së, nuk figuron i emri i tij.

Gashi për Indeksonline ka treguar arsyeje se pse nuk është pjesë e listës zgjedhore.

Ai ka thënë se dega e PDK-së në Drenas dhe Kryesia Qendrore e kishin propozuar për të qenë pjesës e listës, por që pas koalicionin të PDK-së me AAK-në dhe Nismën, ai ka hequr dorë nga lista.

“Unë falënderoj degën e PDK-së në Drenas dhe Kryesinë Qendrore që më kishin propozuar për të qenë pjesë e listës, por pas lidhjes së koalicionit PDK-AAK-NISMA, dhe pas një bisede më Kryetarin z. Veseli unë kam hequr dorë nga lista” ka thënë Gashi.

Anëtari i PDK-së, Ibrahim Gashi, njëherit ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë se do të ndihmojë PDK-në që të dal fitues në zgjedhje bashkë me koalicionin.

“Do do ta ndihmoj PDK-së, më gjithë ndikimin tim, që të jetë fituese bindëse e këtyre zgjedhjeve dhe së bashku më partnerët e koalicionit ta qeverisë vendin drejt Fillimit të Ri” ka deklaruar Gashi, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk behët fjalë për ndonjë pakënaqësi, por, që vet ka propozuar të mos jetë pjesë e listës zgjedhore për deputet të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Me 14 nëntor Ibrahim Gashi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Gashi ka qenë rektor i UP-së me 2012, ndërsa ka qenë edhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme, sa ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz