Blerësi e kishte mbajtur diamantin si bizhuteri të thjeshtë, duke mos e ditur që ishte njëmend diamant me vlerë të madhe. Guri nuk ishte punuar në formë të një diamanti të ditëve të sotme, prandaj dukej më shumë si imitim i lirë, shkruan The Guardian.
Diamanti me pastërti prej 26.27 karatësh ishte blerë në një treg të zakonshëm më 1980, kurse do të dalë në shitje në ankandin ‘Sotheby’ më 7 qershor në Londër, transmeton Gazetametro.net.

Jessica Wyndham, drejtoresha e argjendarisë që e përcaktoi vlerën reale të diamantit, tha se pronarja e kishte mbajtur atë për më shumë se 30 vjet në punët e zakonshme të shtëpisë, duke mos e ditur vlerën e vërtetë të tij. Por, një ditë ata ishin interesuar ta kuptonin nëse diamanti është i vlefshëm dhe ishin gëzuar kur u ishte thënë se mund të fitonin qindra mijëra funte britanike nga shitja e tij.