back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, debat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm nga Iniciativa Qytetare Skenderaj...

Skenderaj, debat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm nga Iniciativa Qytetare Skenderaj (FOTO)

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Organizata Joqeveritare “Iniciativa Qytetare në Skenderaj” sot ka mbajtur një debat lidhur me ” Të rinjët në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.

Në këtë debat publik morën pjesë përfaqësues të komunës së Skenderaj, përfaqësues nga këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj, nga Policia e Kosovës stacioni në Skenderaj, pjestarë nga shoqëria civile, përfaqësues të mediave dhe nxënës të shkollave të mesme nga Skenderaj, transmeton Drenica Press.

Panelist në këtë debat ishin: kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, z.Nexhmi Maksuti, shefi i Sektorit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, z.Zenel Gjinovci, dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj, z. Hajriz Koci. 

Gjatë këtij debati nga gjithë panelistët u pohua se shkalla e shkuarjes së të rinjëve të Skenderajt në luftëra të shteteve të Lindjes për fat të mirë është në rënie, ndërsa si shkaktar të pjesmarrjeve të rinjëve, ata e lidhën anën financiare të tyre, por edhe pa njohurinë e mirë rreth fesë dhe qëllimin e luftërave që bëhen atje.

Ndërsa nxënësit e shkollave të mesme  kërkuan që ligjerata e debate të tilla rreth fesë dhe ekstremizmit duhe të kemi më shpesh në shkollat tona në mënyrë që të jemi sa më të mirëinformuar./drenicapress.info/

Fotografia e Iniciativa Qytetare Skenderaj - IQS

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz