back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, lajm i mirë për banorët e lagjes Miftaraj të Runikut (FOTO)

Skenderaj, lajm i mirë për banorët e lagjes Miftaraj të Runikut (FOTO)

Të ngjajshme

Prishtina shënon ngritje në ranglistën botërore për cilësinë e ajrit

Prishtina ka shënuar rritje në ranglistën e cilësisë së...

Sharr Travel rrit udhëtimet Zvicër–Kosovë për festat e fundvitit

Sharr Travel ka njoftuar shtimin e udhëtimeve në linjën...

Pas pak një prime i zjarrtë, a do ketë hyrje të reja në BBVK?

Një prime plot adrenalinë pritet të zhvillohet edhe sonte...

Në vlugun e investimeve të fuqishme që po realizon Komuna e Skenderajt në infrastrukturën rrugore, në lagjen Miftaraj të Runikut ka filluar asfaltimin e rrugëve të kësaj lagjeje.

Më rastin e fillimit të asfaltimit të rrugëve, në këtë lokalitet ka qëndruar sot Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Ai më këtë rast ai ka deklaruar se investimet e Komunës së Skenderajt në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve do të vazhdojnë me dinamikë të shtuar. “Objektivi ynë i madh dhe i vetëm është mirëqenia e qytetarëve dhe kjo arrihet duke u ofruar qytetarëve të Skenderajt kushte për jetë më të mirë, këtë gjë po e bëjmë edhe në Runik”, tha z. Nura.

Projektet e asfaltimit të rrugëve të lagjeve në fshatrat e Komunës së Skenderajt po shkojnë drejt përfundimit, për të vazhduar me projekte të reja kryesisht në kanalizime fekale dhe rrjet të ujësjellësve që do të jenë prioritete të viteve të ardhshme.

Ndërkohë në Runik Komuna e Skenderajt po investon edhe në rrugët e lagjes Sejdiu. Investimeve në Runik janë bërë edhe në ujësjellësin e fshatit, në kanalizim e në fusha të tjera si bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz