back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeRasti i Sami Lushtakut në Supreme më 20 qershor

Rasti i Sami Lushtakut në Supreme më 20 qershor

Të ngjajshme

Prishtina shënon ngritje në ranglistën botërore për cilësinë e ajrit

Prishtina ka shënuar rritje në ranglistën e cilësisë së...

Sharr Travel rrit udhëtimet Zvicër–Kosovë për festat e fundvitit

Sharr Travel ka njoftuar shtimin e udhëtimeve në linjën...

Pas pak një prime i zjarrtë, a do ketë hyrje të reja në BBVK?

Një prime plot adrenalinë pritet të zhvillohet edhe sonte...

Është caktuar data e shqyrtimit të ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Sami Lushtakut në Gjykatën Supreme.

Ankesa e mbrojtjes për rastin “Drenica 1” do të shqyrtohet nga Gjykata Supreme më 20 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur për ‘Indeksonline’. avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

Duke mos u pajtuar me vendimin e Gjykatës së Apelit që Sami Lushtakun e dënoi me 7 vite burg, avokati Koci i ishte drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës.

Koci përmes një njoftimi në faqen e tij në “Facebook” kishte bërë të ditura arsyet e ankesës.

“Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe e ka zëvendësuar me aktgjykim dënues për të pandehurin Sami Lushtaku, për veprën penale “cenimi i integritetit trupor dhe shëndetit të një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë”, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese të  pandehurit, duke e dënuar me shtatë (7) vite burgim”, thuhet në njoftimin e Kocit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz