back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeKQZ i certifikon nesër listat e kandidatëve për deputetë

KQZ i certifikon nesër listat e kandidatëve për deputetë

Të ngjajshme

Hamza nesër e nis fushatën në Prizren e Dragash

Partia Demokratike e Kosovës njofton për agjendën mediale të...

Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për arsyet...

Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të martën që...

Partitë politike e koalicionet partiake, tashmë kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Por listat zyrtare nga ana e KQZ-së do të bëhen publike gjatë ditës së nesërme.

KQZ tashmë është në përfundim të korrigjimit të listave me emrat e kandidatëve për deputet ë nga radhët e partive politike kosovare. Kështu ka bërë me dije të hënën për Express, Miradije Mavriqi, drejtoreshë në Zyrën për Regjistrim të partive politike.

Mavriqi ka theksuar se procesi i korrigjimit tashmë është drejt fundit.

“Ne akoma jemi në proces. Me 23 kryhet certifikimi. Faktikisht jemi duke e përfunduar kontrollimin. Është e drejtë e partive politike që të sjellin emra apo t’i ndërrojnë deri në momentin kur përfundon certifikimi i subjekteve politike”, ka thënë ajo për Express.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, të cilit i parapriu një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, i ngritur nga partitë opozitare dhe mbështetur nga partneri në koalicion qeverisës, PDK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz