Civil – Qendra për liri ka publikuar fotografi nga sulmi i përgjakshëm në Kuvend dhe përpjekjen për vrasje të deputetëve nga radhët e shumicës së re parlamentare, më 27 prill. Në fotografitë e publikuara shihen dhe grupa e sulmuesve të deputetit Ziadin Sela.
Sipas burimeve të mediave, njëri nga këto persona në fotografi ende nuk është identifikuar.
Ekziston një ngjashmëri e madhe mes personave në fotografi. Civil shfrytëzon rastin që të thërret institucionet të kryejnë obligimet e tyre ligjore dhe të arrestojnë kryerësit, organizatorët dhe porositësit e këtij akti terrorist.



