BallinaLajmePacolli: Besoj se me Vetëvendosjen do të jemi në qeverisje

Pacolli: Besoj se me Vetëvendosjen do të jemi në qeverisje

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur...

Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur për bashkëpunime para zgjedhore si dhe ato pas zgjedhore. I pari i AKR’së ka theksuar se beson në një koalicion pas zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Pacollit

Shumëkush më pyet çka ndodhi me bashkëpunimin me Partinë Vetëvendosje. Ju them se me VV kemi punuar shumë në tre muajt e fundit. Jemi takuar shpesh. Ne, të ta kemi gjetur shumë bashkëmendimtarë, miq të mirë dhe profesionistë.

Ne si AKR, jemi përpjekur deri në momentin e fundit dhe prapë mirëkuptohemi për bashkëpunim me miqtë e VV.

Ka një arsye ( e interesit të përbashkët) që nuk bëmë koalicion parazgjedhor dhe koha do të tregojë se ishte arsye e justifikuar dhe reale. Besoj fort se me Vetëvendosjen do të jemi krah per krah në qeverisje, menjëherë pas zgjedhjeve.

Ne, AKR dhe VV kemi unifikuar programet tona qeverisëse për ta kthyer Kosovën në një vend dinjitoz, të udhëhequr nga një ekip që e do Shtetin dhe Qytetarin e saj, që punon për një Kosovë të begatshme e madhështore, të civilizuar e të dashur për qytetarët dhe rininë e saj.
Na priftë e mbara!!!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz