Në takimin e mbajtur me banorët e fshatit Studime e Ulët, në mesin 28 anëtarëve të pranishëm, AKR themeloi nëndegën e 21-të.
Me këtë rast të pranishëm ishin kryetari i AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu, kandidatja për deputete dhe nënkryetare e Degës, Arta Haxhaj dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë.
Kryetari Nasuf Aliu shprehu falenderim për kontributin e dhënë nga banorët e kësaj ane si dhe për themelimin e kësaj nëndege. Ai foli rreth shumë fushave me të cilat qytetarët nuk janë të kënaqur dhe situatës në të cilën gjendet vendi. Përmendi ofertat politike që po ndodhin tani, rreth gjendjes ekonomike me të cilën qytetarët janë të pakënaqur, theksoi mënyrën se si është bërë privatizimi i ndërmarrjeve publike, siç është rasti i “Llamkos Kosova”, theksoi braktisjen e fshatrave të thella, mungesën e kushteve elementare për jetes për shumë familje, përspektiva e paktë e të rinjve, etj.
“Me këtë rast tani më shumë se kurrë e kemi mundësinë para vetës për të ndryshuar. Duhet bashkëpunuar së bashku për të vënë në pah programin e AKR-së, i cili qysh në vitin 2007 kishte program për Zhvillimin Ekonomik, duhet promovuar dhe mbështetur sektorin e Bujqësisë, duhet ulur përqindjen e madhe të tokës së papunueshme, duhet hedhur posht opcionet e gabuara që nuk kishin tjeter orientim përveç në infrastrukturë rrugore, si dhe paraqiti si nevojë dhe mundësi të mirë shfrytëzimin e resurseve më të fuqishme që i kemi-rininë dhe pronën e papunuar”, tha ndër të tjera kryetari Aliu, gjithmonë duke mos harruar ti theksoj edhe mundësitë dhe lidhjet e pafundme që Presidenti Pacolli mund të ja sjell Kosovës.
Falenderim të veçantë bëri edhe nënkryetarja Arta Haxhaj, e cila është edhe kandidate për deputete në radhës e AKR-së. Ajo theksoi se kësaj here e kemi mundësinë për të punuar dhe për të marrë vota në mënyrë që Presidenti Pacolli, të investojë edhe në Vushtrri, sepse kështu janë premtimet e tij. Në anën tjetër theksoi se e ka pasur shumë vështirë të punojë në një Komunë ku AKR kishte fuqi shumë të vogël për të ndikuar në vendime të mëdha, andaj për këtë arsye na duhen ndryshime në favor të secilit prej nesh.
Më pas me propozimin e të pranishmëve dhe në mbështetje të plotë, u zgjodh edhe kryesia e kësaj nëndege në këtë përbërje:
1. Driton Gërxhaliu-kryetar
2. Viktor Gërxhali-nënkryetar i parë
3. Enis Krasniqi-nënkryetar i dytë
4. Edon Zhushi-sekretar
Anëtarë:
1. Mirsad Gërxhaliu
2. Arton Gërxhali
3. Aziz Gërxhaliu
4. Idriz Gërxhaliu
5. Endrit Krasniqi
6. Adnan Gërxhaliu
7. Premton Gërxhaliu
8. Leutrim Gërxhaliu
9. Arton Gërxhaliu
10. Erduan Krasniqi
11. Halil Gërxhaliu
12. Flurim Gërxhaliu