back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeI dyshuari që tentoi ta vriste Azem Vllasin dyshohet se kreu një...

I dyshuari që tentoi ta vriste Azem Vllasin dyshohet se kreu një dhunim në burgun e Lipjanit

Të ngjajshme

Më datë 18.05.2017 është raportuar një rast dhunimi në burgun e Lipjanit.

Sipas burimeve të portalit Arbresh.info i dyshuar në këtë rast është Avni Llumnica i cili po ashtu është i dyshuar pasi kishte tentuar ta vriste Azem Vllasin dhe i cili është vetë deklaruar se i takon organizatës Syri i Popullit.

Tutje këto këto burime kanë thënë se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie (sex oral) me njërin nga të burgosurit tjerë i cili ishte në dhomë së bashku.

Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Lipjan 2017 AH 0502 por pasi ka dyshime se ka edhe dy raste të tjera, përderisa i dyshuari kishte qëndruar në burgun e Dubravës, këtë rast janë duke e trajtuar Hetimet Rajonale në Prishtinë.

Zyra për informim në rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar një gjë të tillë për portalin Arbresh.info, transmeton Klan Kosova.

“Dje ka ardhur informata. Është hapur rasti dhe Policia janë duke u marrë me këtë rast. Nuk kemi diçka më shumë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz