BallinaLajmeLushtaku flet për kandidimin në Skënderaj

Lushtaku flet për kandidimin në Skënderaj

Të ngjajshme

Agjenti i Bernardo Silvas në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka pasur shumë sukses duke shfrytëzuar tregun e...

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy yjet kosovarë

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do...

Java e 26-të në basketboll sjell derbi dhe betejë për mbijetesë

Fundjava në elitën e basketbollit Kosovar pritet të dhurojë...

Në listën e përpiluar të Partisë Demokratike me emrat kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës , nuk është edhe ish-deputeti Nuredin Lushtaku.

Në emrat e shumtë të kandidatëve nga radhët e kësaj partie nuk bën pjesë edhe ky i fundit. I kontaktuar nga Indeksonline, Lushtaku ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Jo nuk jam në emrat e listës kandiduese për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

Por emri i Lushtakut është ndër të përfolur për të qenë i pari i komunës së Skënderajt.

I pyetur nëse një gjë e tillë është e vërtetë, Lushtaku është shprehur se nuk është diskutuar ende për diçka të tillë.

“Nuk e di sepse ende është herët, nuk është diskutuar diçka e ngjashme. Nëse vendoset që unë të jem kandidatë patjetër që jam i gatshëm për të qenë”, ka përfunduar Lushtaku.

Duhet përkujtuar që kryetari i aktual i komunës së Skënderajt është Sami Lushtaku i cili edhe po vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Pas zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit në vjeshtën e këtij viti në vend pritet të mbahen edhe zgjedhjet lokale që sigurisht do të sjellin shumë ndryshime në pothuajse shumë komuna të vendit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz