back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeDjali i Ukshin Hotit falënderon PDK’në për mundësin e dhënë

Djali i Ukshin Hotit falënderon PDK’në për mundësin e dhënë

Të ngjajshme

Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti do të jetë kandidat për ulëse në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK’së.

Andin U. Hoti përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar strukturat, lidershipin dhe Rinin e Partisë Demokratike të Kosovës për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Ky është postimi i Andin Hotit

Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike (PDK) më ka dhënë besimin për të kandiduar në Zgjedhjet Parlamentare të 11 Qershorit.

Prandaj, më lejoni të falënderoj strukturat dhe lidershipin e partisë, Rininë Demokratike për mbështetjen e fuqishme në angazhimet e përbashkëta, e në veçanti Degën e Rahovecit për përkrahjen unanime.

Besimi që mora sot është NDER i veçantë për mua dhe familjen, është detyrë dhe përgjegjësi të cilën lutem ta arsyetoj me punën dhe përkushtimin tim në të ardhmen.

Është KRENARI të jesh pjesë e Listës së bashkuar të Çlirimtarëve!

Për #FillimiRi

Andin U. Hoti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz