back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKandidati nga Drenasi nxjerr në shitje veturën për fushatë

Kandidati nga Drenasi nxjerr në shitje veturën për fushatë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Drenori, për të mbuluar shpenzimet për fushatë zgjedhore ka zgjedhur të nxjerr në shitje veturën personale.

Në postimin e Drenorit në facebook thuhej:

Miq,

tashmë është zyrtarizuar kandidatura ime për Deputet të Parlamentit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore kam vendosë me e shitë veturen time private VË Passat (viti i prodhimit 2006).

Vetura është në gjendje shumë të rregullt teknike dhe është në pronësinë time personale edhe me dokumentacion. Nuk është në listen hipotekare. (Nuk e di nëse në Gjermani është vozitë vetëm nga një plakë , por në Kosovë ju garantoj që ka qënë në duar të shoferit shumë të kujdesshëm).

Vetura ka më pak se dy vite që është doganuar në Kosovë dhe inspektimi para doganimit i është bërë tek Autosalloni i autorizuar për VW “Baki Automobile”, ndërsa servisi i rregullt i është bërë tek Automekaniku “Ariani” në Drenas.

Vetura shitet me çmim të arsyeshm të tregut.

PS.: Boll po me dhimbet, por kam mbetë pa alternative tjetër të mbulimit të shpenzimeve të fushatës. Për veturën në fjalë se bashku me bashkëshorten jemi ende kredi në bankë.

PS.2: Shpenzimet e fushatës përfshinë: burekë me jogurt, shpenzimet e levizjeve nëpër teren si dhe mbushjet e telefoni për të gjithë vullnetarët që kanë shpreh gatishmërinë të më ndihmojnë, pastaj shpenzimet e vizitkartave, flyerave si dhe videospoteve promovuese për zgjedhje.  Shpresoj që sado pak ju bëj “konkurencë” në shpenzime disa prej kolegëve nga Drenasi që kanë gurthyes (me-, e pa ligj).

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz