BallinaLajmePërfundojnë negociatat Vetëvendosje-LDK, ja vendimi i tyre

Përfundojnë negociatat Vetëvendosje-LDK, ja vendimi i tyre

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete paraditen...

Selmanaj thotë se ekspozita e Shkëlzen Gashit s’është e rastësishme – s’ka vend për habi

Ish-deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me...

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores...

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë...

Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje. 

Ky subjekt thotë se tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme.

“Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim. Programi i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim”, bënë të ditur VV. / Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz