BallinaLajmeJusuf Thaçi e lut Vetëvendosjen që të mos shkrihet në LDK

Jusuf Thaçi e lut Vetëvendosjen që të mos shkrihet në LDK

Të ngjajshme

Ish-drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi në një shkrim në Facebook, po e lut Vetëvendosjen të mos bashkohet me askënd. ​Dimë se Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me zyrtarët e lartë të partisë dhe qëllimi i këtij takimi ka qenë mundësia e një bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjegjësisht me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

Mirëpo, Thaçi përmes një shkrimi thotë se “nëse Lëvizja Vetëvendosje beson se është e drejtë dhe parimore, atëherë ajo nuk duhet t’i bashkohet askujt”, duke shtuar se nëse të tjerët duan t’i bashkohen Vetëvendosjes, duke pranuar parimet dhe rregullat e saj, Thaçi thotë se kjo është gjë tjetër, shkruan Express.

“Shpresoj që Lëvizja Vetëvendosje do t’i përmbahet këtij parimi! Po ndodhi e kundërta, në Kosovë shuhet precedenti i vetëm se edhe në politikë ka moral. Kjo do të ishte shpresëmbytëse për të ardhmen e Kosovës!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi një konferencë për media në orën 15:00, të cilën më pas e shtynë për në orën 16:00, të cilën gjithashtu pak minuta para kësaj ore e anuloi. Arsyetimet e anulimit, sipas KTV’së, u tha se janë për arsye të zhvillimeve të fundit politike. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz