BallinaLajmeSelimi: VV nuk ka marrëveshje me LDK-në e AKR-në

Selimi: VV nuk ka marrëveshje me LDK-në e AKR-në

Të ngjajshme

Porositi armë në SHBA për t’i shitur në Angli, i riu shqiptar dënohet me 6 vjet burg

Një 19-vjeçar shqiptar në Britani është dënuar me 6...

Bellingham do të mungojë edhe ndaj Japonisë

Jude Bellingham nuk do të jetë prezent në fushë...

Kombëtarja turke merr rrugën për Kosovë, nesër finalja e madhe e “play-offit”

Kombëtarja e Turqisë ka marrë rrugën për në Kosovë,...

​KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të...

Mediat raportuan të mërkurën për një koalicion të mundshëm në mes të LDK-së, AKR-së dhe Vetëvendosjes.

Sipas tyre, kushti për lidhjen e koalicionit ishte kandidimi i Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës.

Por, këto raportime i ka demantuar Rexhep Selimi i Vetëvendosjes. Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nuk ka koalicion.

“Jo nuk ka koalicion me LDK dhe AKR”, citohet të ketë thënë Selimi.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media e cila do të mbahet në orën 15:00 në selinë e saj në “Arbëri” të Prishtinës.

Kjo është konferenca e parë e VV-së pas përfundimit të afatit për koalicione parazgjedhore.

Në konferencë, është bërë e ditur se do të flasë Visar Ymeri, kreu i VV-së.

Nga ana tjetër, mbrëmë PDK-AAK-Nisma arritën marrëveshje për të hyrë në një listë të përbashkët zgjedhore, pak para kalimit të afatit zyrtar të KQZ-së për aplikim të koalicioneve.

Po mbrëmë, edhe LDK-ja arriti marrëveshje me AKR-në, derisa pasditen e të njëjtës ditë kishte firmosur koalicione dhe me “Alternativën” e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës. Derisa, VV-ja ka mbetur e vetme në garën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz