BallinaLajmeMe gjithë aktakuzën, Agani synon sërish drejtimin e sektorit të shëndetësisë (Video)

Me gjithë aktakuzën, Agani synon sërish drejtimin e sektorit të shëndetësisë (Video)

Të ngjajshme

Ndonëse mbi të rëndon aktakuza për skandalin “Stenta”, Ferid Agani, përmes Partisë Demokratike, po synon të kthehet në ulësen e vjetër për të drejtuar sërish sektorin e shëndetësisë, transmeton KTV.

Thotë të ketë lënë shumë punë në gjysmë, posaçërisht procesin që thotë se vet e nisi, atë të themelimit të sigurimeve publike shëndetësore.

“Kemi kërkuar nga partneri i koalicionit që të kemi rolin udhëheqës të Partisë së Drejtësisë në reformat e sektorit shëndetësor të vendit, në procesin e themelimit të shërbimeve publike shëndetësore. E dini se unë në mandatin si Ministër i Shëndetësisë e kam udhëheq këtë proces, kam udhëheq një proces të reformës legjislative e cila ka siguru bazën për një transformim të suksesshëm të sistemit shëndetësor. Për fat të keq ky proces u ndërpre”, tha Agani për KTV’në.

Agani, gjatë ditës, zyrtarizoi koalicionin me PDK’në, parti kjo që nënshkroi marrëveshje parazgjedhore edhe me 6 parti të tjera politike.

Ferid Agani kishte postin e Ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz