BallinaLajmePikëpamjet kontradiktore për Kosovën në OKB: Rusia dhe Kina kundër Amerikës

Pikëpamjet kontradiktore për Kosovën në OKB: Rusia dhe Kina kundër Amerikës

Të ngjajshme

Diskutimi i anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjendjen në Kosovë, u shënua me një numër të pikëpamjeve kontradiktore.

Qëndrime të ndryshme janë shprehur për nevojën e angazhimit të mëtejshëm të UNMIK-ut në Kosovë, dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e Rusisë dhe Kinës theksuan nevojën për angazhim më të madh të misionit të OKB-së në Kosovë, SHBA dhe disa shtete perëndimroe kanë vlerësuar se UNMIK-u duhet të shuhet gradualisht, transmeton lajmi.net.

Pëfaqësuesi i Rusisë, Vladimir Sofronkov ka paralajmëruar se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është në një qorrsokak dhe se raportet nëdrmjet dy vendeve janë përkeqësuar.

Ai ka thënë se formimi i ushtirsë së Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 1244, kurse vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt e quajti të rrezikshëm.

“Ne nuk jemi të befasuar nga vonesa e hetimeve për krimet e UÇK-së”, tha ai duke shtuar se EULEX-i duhet të bëj më shumë për zbardhjen e këtyre rasteve.

Ai ka theksuar se UNMIK ka rol kyç në Kosovë, duke shtuar se nuk duhet të ndryshohet praktika e takimeve çdo tre muaj në OKB.

Kina, është shprehur se dy shtetet duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur. Sipas kësaj fuqie botërore, Këshillit i Sigurimit të OKB-së duhet të mbajë vëmendjen në Kosovë, duke e mbështetur punën e UNMIK-ut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje OKB-së që UNMIK-u të shuhet gradualisht pasi e ka përmbushuar mandatin e saj në Kosovë.

Amerika i ka bërë thirrje dy vendeve që të vazhdojnë dialogun dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Michele Sisson nga Amerika, i ka reaguar ashpër ministres së Serbsië duke thënë se Reçaku ishte dëshmia më e mirë për gjendjen në të cilën gjendej Kosova, dhe krimet që kryheshin atje.

“Kufijtë në Ballkan janë të caktuar dhe nuk lëvizin”, tha ajo, duke aluduar në deklratat e fundit për Shqipërinë e Madhe.

Ambasadori i Britanisë ka thënë se shteti britanik dëshiron që avancimin e raporteve ndërmjet dy shteteve ta sheh në dialogun i cili duhet të vazhdojë.

“Ne e dimë se fati i Kosovës do të përcaktohet në Bruksel, dhe jo në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe, transmeton lajmi.net

Londra ka bërë thirrje edhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe të reduktohet numri i trupave të UNMIK-ut në Kosovë, duke shtuar se seancat në Këshillin e Sigurimit duhet të mbahen më rrallë.

Për rishikimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë është shprehur edhe Franca. Përfaqësuesi i këtij shteti ka thënë se Kosova ka bërë hapa shumë pozitiv dhe që UNMIK-u duhet të largohet nga shteti kosovar.

Edhe shteti francez bëri thirrje që dialogu të vazhdojë, të respektohen marrëveshjet, dhe të formohet Asociacioni.

Ukraina, e mbajti anën e Serbisë të cilët dënuan deklratat tensionuese siç i quajtën ata, dhe kërkuan që Ushtria e Kosovës të mos formohet.

Sikur Rusia dhe Kina, edhe Ukraina ka thënë se BE, NATO dhe UNMIK duhet të punojnë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Edhe ambasdorët e Italisë dhe Suedisë janë shprehur që dialogu është i domsdoshëm të vazhdojë, duke kërkuar reduktimin e pjesëtarëve të UNMIK-ut në territorin e Kosovës.

Në këtë mbledhje foli edhe ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku e cila akuzoi Serbinë se po tenton t’i paraqes shqiptarët si njerëz pa kulturë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz