BallinaLajmeKëta janë 4 kandidatët për kryeministër të Kosovës (Foto)

Këta janë 4 kandidatët për kryeministër të Kosovës (Foto)

Të ngjajshme

Zgjedhjet e parakohshme nacionale janë parapa të mbahen më 11 qershor të këtij viti, pas rrëzimi të Qeverisë nga një mocion i opozitës.

E partitë politike kanë dal me kandidat për të udhëhequr me ekzekutivin nëse i fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit.

PDK-ja, që udhëhiqet nga Kadri Veseli, ka vendosur ta nominojë për kryeministër shefin e partisë, dhe për t’i prirë listës zgjedhore, raporton lajmi.net.

Kadri Veseli

 Por, kush është Kadri Veseli?

Aktivitetin Veseli fillimisht e nisi si student më 1988-1989, në radhët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK-më vonë LPK). Më 1991 ai kalon ilegalisht në Shqipëri me mision të organizatës që kishte si qëllim zgjerimin dhe intensifikimin e veprimeve politike. Në mars të vitit 1993, bashkë me disa veprimtarë në Odën e Jasharajve në Prekaz, merr pjesë në një mbledhje të thirrur nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, dhe ky takim mund të konsiderohet si dita e themelimit zyrtar të UÇK-së. Prej vitit 1993 deri më 1998, Kadri Veseli bashkërendon aktivitetet rreth luftës së armatosur që nga Zvicra, Shqipëria, zona e Dukagjinit, Drenica, Pashtriku etj

Në këtë kohë ai emërohet komandat i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit (G-2) të UÇK-së.  Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi forcat ushtarake të Serbisë (24 mars 1999), ai me njësitet e tij të ZKZ-së do të jetë burimi i informacionit për lëvizjen dhe ndodhjen e forcave ushtarake serbe në territorin e Kosovës. Pas çlirimit të Kosovës (12 qershor 1999), krahas njësiteve të tjera të UÇK-së edhe shërbimi i Zbulim Kundërzbulimit (G-2), vendoset në Prishtinë për ta vazhduar misionin në rrethana të reja.

Në kushtet e paqes shërbimi ushtarak i Zbulim Kundërzbulimit doemos duhej të transformohej në shërbim të inteligjencës. Mund të thuhet se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) është formacioni i fundit i UÇK-së, (pas Trupave Mbrojtëse të Kosovës), i cili u shua vetëm pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.

Në fund të viti 2012, Kadri Veseli anëtarësohet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke iu nënshtruar procedurave demokratike të zgjedhjeve dhe në Konventën VI të PDK-së që u mbajt më 27 janar të vitit 2013 ai mori votat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për t’u bërë zëvendëskryetar u kësaj partie. Veseli u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Dhjetor të vitit 2014, dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Maj të vitit 2016.

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, pofil

AAK dhe NISMA e kanë nominuar Ramush Haradinaj për ta udhëhequr ekzekutivin nëse dalin partia e parë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ramush Haradinaj është kryetar i AAK-së. Ai ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.

Më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali. Ai të nesërmen shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur u burgos. Pas disa muajve në paraburgim ai u lirua përkohësisht deri në fillim të gjykimit të tij. Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Haradinaj emigroi në Zvicër, ku kaloi 8 vite duke punuar si punëtor ndërtimi dhe roje të sigurisë . Në Zvicër, ai u bashkua me Lëvizjen Kombëtare të Kosovës, nga e cila ka origjinën UÇK-së.

Haradinaj është përballur po ashtu këtë vit me një proces gjyqësor ku doli i pafajshëm nga gjykata. Ai u ndalua nga autoritetet franceze për shkak të një flet arresti të Serbisë, me arsyen se Haradinaj ka kryer krime lufte. Haradinaj u mbajt në Francë 4 muaj, ndërsa në fund u lirua nga të gjitha pretendimet serbe.

LDK-ja sot ka dal zyrtarisht me kandidatin për kryeministër.

Avdulla Hoti

Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

Avdullah Hoti, që mbante pozitën e ministrit të Financave e mori bekimin e LDK-së.

Hoti rrugëtimin e kanë nisur në Institutin Riinvest, pasi këtu ka punuar nga viti 1999-1994  si hulumtues.

Hoti nga viti, 2008 – 2010 ka qenë kryesues i Bordit të “Qendrës për themelimin e ndërmarrjeve të Prishtinës”.Pastaj nga viti 2010-2013 ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, deri sa Mustafa ishte kryetarë.

Nga viti 2012, Hoti është profesor i asocuar  në Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Zyrën e ka në të njëjtin kat dhe pranë Isa Mustafës. Ndryshe, Hoti ka të përfunduar doktoraturën në Britani të Madhe në fushën “Doktoraturë në Ekonomiks”.

Edhe Vetëvendosje ka vendosur të garojë me Albin Kurtin për kryeministër nëse i fiton zgjedhjet nacionale.

Albin Kurti

Albin Kurti, kryetari nën hije i VV-së

Lajmi.net iu sjell një profil të shkurtër të Albin Kurtit.

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviçit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Millosheviqit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë.

Kurti ka qenë lider i Vetëvendosjes për disa vite, ndërsa kjo parti e ka nominuar për kryeministër. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz