BallinaLajmeLDK-ja e gatshme për koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

LDK-ja e gatshme për koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Sonte në orën 00:00 edhe zyrtarisht përfundon afati për partitë politike për të deklaruar në Komisionin Qendror Zgjedhor koalicionet parazgjedhore. Kësisoj, në bazë të planit për zgjedhjet e jashtëzakonshme që ka përpiluar KQZ-ja, afati për deklarimin e koalicioneve ka qenë nga 11 e deri më 15 maj.

Deri më tash asnjë koalicion parazgjedhor nuk është zyrtarizuar nga partitë politike, përpos AAK-Nisma. Mirëpo, një koalicion parazgjedhor është duke u përfolur edhe rreth dy subjekteve; LDK-së dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë për “Indeksonline” se ekziston mundësia që ky variant të finalizohet sonte.

“Mendojë se opsionet janë të hapura për gjitha partitë, përveç PDK-së, që mundet me qenë bashkë me LDK-në. Duhet të jepet maksimumi që të bashkohemi për një qëllim më të madh. Duhet të diskutohet, a përafrohen qëndrimet dhe a mund të ecim bashkërisht dhe t’i shikojmë mundësitë”, ka thënë ai.

Ndërsa, për kandidatin e mundshëm për kryeministër nga radhët e LDK-së, ai thotë se ende nuk është përcaktuar.

“Kushdo mundet me qenë kandidat për kryeministër nga LDK-ja sepse kemi njerëz që munden me marrë përsipër. Megjithatë, mendojë se do të bëhet një zgjidhje optimale dhe nuk është problematike kjo punë”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz