back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeFermerët së shpejti do të mund t’i sigurojnë produktet bujqësore

Fermerët së shpejti do të mund t’i sigurojnë produktet bujqësore

Të ngjajshme

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Benzema i thotë “PO” Al-Hilalit, marrëveshja drejt finalizimit

Sulmuesi francez, Karim Benzema do të largohet nga Al-Ittihadi. Mirëpo...

Pothuajse për asnjë vit fermerët dhe bujqit kosovarë nuk mund t’u shpëtojnë dëmeve, të cilat u shkaktohen nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore.

Ata tash e një kohë të gjatë kërkojnë që t’u krijohet mundësia e sistemit të sigurimeve të produkteve bujqësore, në mënyrë që t’u kompensohen mjetet, raporton KTV.

Pikërisht realizimin e një sistemi të tillë të agro-sigurimeve, Ministria e Bujqësisë po planifikon që brenda këtij viti ta nisë së aplikuari.

Sipas kësaj ministrie, sigurimi i produkteve bujqësore është një mundësi e mirë dhe më e qëndrueshme sesa fondi prej 500 mijë euro që e ka kjo ministri për kompensimin e

dëmeve.

Javën e ardhshme, kjo ministri do të nënshkruajë edhe një marrëveshje me Bankën Botërore lidhur me këtë çështje.

Ndërsa janë 12 kompani të sigurimeve, të cilat tashmë kanë paraqitur produktet e tyre të këtyre sigurimeve.

Nga ana tjetër, bujqit dhe fermerët e kanë mirëpritur një iniciativë të tillë, pasi sipas

tyre, sigurimet bujqësore janë një siguri më e madhe për ta.

Në fillim të këtij procesi, Ministria pritet që t’i ndihmojë fermerët me anë të premiumeve, ndërsa shpresojnë që edhe komunat do të japin kontributin e tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz