back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeDepolitizimi dhe rritja e cilësisë në arsim, prioritete të parealizuara të MASHT-it

Depolitizimi dhe rritja e cilësisë në arsim, prioritete të parealizuara të MASHT-it

Të ngjajshme

Cilësia e ulët në arsim, politizimi i sistemit arsimor dhe zgjedhja e drejtorëve të shkollave përmes politikës, parregullsitë në testin e maturës, rezultatet e dobëta në testin PISA, do të mbesin disa nga problemet kryesore që është ballafaquar sektori i arsimit edhe në mandatin e ministrit të Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami.

Ndonëse është premtuar, këtyre problemeve nuk u është gjendur ende zgjidhje as në tre vjetët e fundit të punës së kësaj ministrie të udhëhequr nga ministri, Arsim Bajrami, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njohës të çështjeve të arsimit kanë kritikuar punën që është bërë gjatë kësaj periudhe në fushën e arsimit, duke konsideruar se ka munguar një vizion i qartë për ndryshimin e gjendjes në arsim.

Por kritika janë dhënë edhe për disa nga punët që janë bërë nga kjo Ministri, si Korniza kurrikulare, mosmiratimi i Ligjit për arsimin e lartë, plani strategjik për arsim të Kosovës (PSAK) 2017-2021.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, por as këshilltarë të tij nuk kanë komentuar rreth punës së kryer gjatë mandatit të tyre dhe mosrealizimin e synimeve kryesore që i kanë pasur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz