BallinaRegjionaleDrenasDyshime për falsifikime në licencimin e klubeve

Dyshime për falsifikime në licencimin e klubeve

Të ngjajshme

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Kosova ka shënuar përparim në uljen e vdekshmërisë së...

Feronikeli ka qenë njëri prej klubeve që më së shumti e ka respektuar viteve të fundit Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Por procesi i licencimit të klubeve për gara evropiane ia ka ndryshuar përshtypjen klubit të madh kosovar për shtëpinë e futbollit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

FFK-ja të enjten licencoi Trepçën ’89, Prishtinën, Llapin dhe Feronikelin, mirëpo vetëm dy prej tyre do të dalin në Evropë. Rrjedhja e deritanishme e garës kampionale dhe asaj të Kupës, po ashtu parashikimet, i japin më së paku shpresa Feronikelit për të dalë në Evropë. Aktualisht, favoritë kryesorë për të dalë në gara evropiane janë Trepça ’89 dhe Llapi. Kjo ka bërë që kampioni i dy vjetëve të fundit të hedhë dyshime dhe ta kontestojë tërë procesin e licencimit të klubeve. Feronikeli e quan proces të “kriminalizuar”.

 

“Ne kemi fakte se ka pasur falsifikime, është kriminalizuar futbolli kosovar, i udhëhequr nga Fadil Vokrri. Kryetari i Federatës ka bërë presion ndaj Komisionit për Licencim dhe ne do t’i nxjerrim shumë shpejt faktet. E kemi paralajmëruar Vokrrin, por edhe Bajram Shalën gjatë procesit që të mos ketë lëshime, por Vokrri e ka bërë një gjë të tillë dhe tash përgjegjësinë do ta marrë vetë”, deklaroi për “Zërin” drejtori i Feronikelit, Artan Berisha.

“Vitin e kaluar ne dhe Prishtina kemi mbetur pa gara evropiane për këto kritere, ndërsa tash klubet i paskan plotësuar. Janë falsifikuar dokumente dhe kjo konsiderohet si vepër penale. Këtë e ka bërë Fadil Vokrri për interesa personale”, tha ai. Berisha pretendon falsifikime në raportet financiare të klubeve dhe në kontratat e tyre me futbollistë.

“Më saktësisht, falsifikimet janë bërë në raportet financiare dhe në kontratat e lojtarëve. Ne jemi të bindur se disa klube nuk e kanë merituar licencimin, nuk dua të merrem me emra”, u shpreh ai.

Feronikeli shpreson të ndërhyjë UEFA

FFK-ja ka bërë të ditur se procesin e licencimit, përkatësisht dokumentacionin e klubeve të licencuara, do ta kontrollojë edhe UEFA para se t’ua hapë dyert klubeve kosovare.

Por, FFK-ja nuk pret kurrfarë ndryshimi nga vendimi që e ka marrë komisioni i saj. Mirëpo, Feronikeli i mllefosur beson ndryshe. “Për këtë mund të pësojë FFK-ja sepse në të kaluarën janë dënuar federatat dhe klubet për raste të tilla nga UEFA, nga e cila presim auditim real. Ne nuk do të ndalemi, do ta zbulojmë të vërtetën. Fadil Vokrri e ka kërkuar këtë dhe tash le t’i bartë vetë pasojat”, tha drejtori Artan Berisha.

Dyshimet e FC Prishtinës

Kritikave të Feronikelit i është bashkangjitur edhe FC Prishtina, e cila po ashtu ka hedhur dyshime mbi korrektësinë e këtij procesi.

Presidenti Remzi Ejupi, ka thënë se të njëjtat kritere që FFK ia ka pranuar Prishtinës, klubi bardh e kaltër i ka përmbushur edhe në edicionin e kaluar, kur FFK kishte thënë se Feronikeli e Prishtina nuk mund të marrin pjesë dhe kështu kishin humbur një sezon. Ejupi pyet se si është e mundur se në fatin e klubeve të luaj dikush në FFK. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz