BallinaRegjionaleFadil Nura tregon se ku po investon fuqishëm Komuna e Skenderajt

Fadil Nura tregon se ku po investon fuqishëm Komuna e Skenderajt

Të ngjajshme

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura sot ka marrë pjesë në prezentimin e projektit të kanalizimit fekal para qytetarëve të bashkësisë lokale të Likocit. Në takim kanë marrë pjesë shumë qytetarë të interesuar për zgjidhjen e problemit të kanalizimit në këtë lokalitet.

Në hapje të këtij takim Nënkryetari Nura para qytetarëve të pranishëm ka deklaruar se Komuna e Skenderajt është në fazën e hartimit të projektit të kanalizimit për fshatrat e bashkësisë lokalet të Likocit. “Qëllimi i këtij takimi është prezentimi para jush i projektit fillestar si dhe marrja e sygjerimve dhe rekomandimeve në lidhje me realizimin e tij. Projekti i kanalizimit në fshatrat e e kësaj bashkësie lokale do të nisë në verë, pasi të bëhet hartimi detal i tij dhe pasi të kryhen të gjitha proceduart ligjore”, tha z.Nura.

Displaying IMG_5328.JPG

Ai më tej ka theksuar se Komuna e Skenderajt po investon fuqishëm në infrastrukturën e fshatrave, me fokus në kanalizime, pasi projektet e asfaltimit të rrugëve të lagjeve janë në përfundim e sipër. Z. Nura më këtë rast sqaroi se asfaltimi i rrugëve të mbetura në Likoc do të përfundojë shumë shpejt.

Pjesmarrësit në këtë prezentim u interesuan për detajet e projektit, sidomos në aspektin e shtrirjes së tubave dhe vendgrumbullimeve, si dhe për afatet e realizimit të tij. Ata e falenderuan Komunën ë Skenderajt për investimet në këtë projekt dhe për mundësinë e pjesmarrjes së tyre në fazën e hartimit të tij.

Banorëve të Likocit, Abrisë së Poshtme, Ticës, Murgës dhe Plluzhinës u është kërkuar mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të projektit të kanalizimit, pasi realizimi i tij është në interes të vet atyre.

Në kuadër të projektit të prezentuar sot do të përfshihen në rrjet të kanalizimit fekal fshatrat Likoc, Abri  e Poshtme, Ticë, Plluzhinë dhe Murgë, fshatra këto që  gravitojnë në bashkësin loklae të Likocit. Projekti është në fazën e hartimit dhe pas marrjes së mendimit të qytetarëve do të kalojë në fazën e oferimit dhe zbatimit të tij në praktikë. Ky projekt pritet të kushtojë mbi 1 milon euro.

Displaying IMG_5325.JPG

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz