Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, gjatë një deklarate për shtyp, ka thënë se nuk ka ndërmend të lusë askënd për formimin e qeverisë së re, dhe aq më pak presidentin Ivanov.
Ai ka theksuar se Ivanov ka afat deri më 19 maj për të dhënë mandatin për të lejuar formimin e qeverisë së re, përdryshe, ai do të zgjedhë qeverinë pa mandatin e Ivanovit.
“Në aspekti ninstitucional obligimet e mia ndaj Ivanovit kanë përfunduar”, tha Xhaferi.
Lidhur me zgjedhjeve lokale, Xhaferi tha se ato do të mbahen kur partitë politike të arrijnë në konsensus për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, si dhe u bëri thirrje palëve se zgjedhjet duhet të mbahen brenda afatit 70 ditor. /albeu.com/