back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLDK thotë se nga sot s'e njeh Thaçin President

LDK thotë se nga sot s’e njeh Thaçin President

Të ngjajshme

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti...

Ja çfarë rasti ka humbur Mbappe

Po zhvillohet aktualisht ndeshja midis Real Madridit dhe Rayo...

Dolce zbulon se ku do të shkojë pas bigut

Dolce ka bërë të ditur se do të shkojë...

Me vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes saj dhe Partisë Demokratike të Kosovës “bie në tërësi dhe LDK-ja nuk e njeh asnjë pikë të saj dhe asnjë rezultat politik të saj”. Kësisoj, nga sot, LDK nuk e njeh Hashim Thaçin President, zgjedhja e të cilit si i pari i vendit ishte rezultat i një marrëveshjeje mes PDK’së e LDK’së.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ftuar qytetarët e vendit të jenë të qetë dhe të matur në situatën e krijuar pas vendimit të sotëm për rrëzimin e Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, që, sipas saj, është “udhëhequr me hipokrizi dhe pabesi nga PDK-ja e Kadri Veselit”.

“Veprimi i sotëm edhe një herë e la pa asnjë maskë Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK, të inkriminuar dhe me probleme të thella me ligjin dhe të cilët sot u bashkuan për t’i dhënë fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja e gjithanshme, që i këputi fijet e krimit dhe të korrupsionit. Me këtë veprim, Marrëveshja e koalicionit bie në tërësi dhe LDK-ja nuk e njeh asnjë pikë të saj dhe asnjë rezultat politik të saj”, ka thënë LDK, nëpërmjet një komunikate.

LDK ka thënë se është e përkushtuar për të luftuar deri në fund krimin dhe korrupsionin në vend, “si parti e përgjegjshme, si partia kryesore në vend dhe si partia që e dëshmoi se si qeveriset me duar të pastra dhe se si punohet në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës nga “koalicioni i të inkriminuarve” rrezikon përfundimisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, proceset e tjera integruese euroatlantike, krijimin e Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimin në Organizatat Ndërkombëtare, për të cilat, siç po shihet në vazhdimësi, nuk është aspak i interesuar lidershipi i PDK-së dhe individë të caktuar në partitë opozitare”, thuhet më tej në komunikatën e LDK’së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë përkrahjen e tyre për LDK-në, në mënyrë që në qeverisjen e ardhme, të udhëhequr nga LDK-ja, të përmbyllet përfundimisht çkapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni. LDK-ja, me mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët dinë t’i vlerësojnë punët e mira të LDK-së dhe përkushtimin e saj, bashkë me partnerët e saj do të jenë shumica e re në Kuvendin e Kosovës dhe do të vijojë të udhëheqë vendin në proceset jetike, ndërsa PDK-ja dhe aleatët e saj do të shikojnë nga atje, në “Fillimin e tyre të ri””, përfundon komunikata. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz