Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar mocionin e besimit për Qeverinë Mustafa.
Ai përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “përderisa forcat e mbara në Kosovë s’bëhen bashkë kundër SHIK-ut por flirtojnë me të, kapja e plaçka do të mbijetojnë si të tilla për shumë vjet. Kanë kohë të përdorin e djegin secilin partner – siç e dogjën këtë herë, edhe para saj, edhe shpeshëherë deri më tash”.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Një përfundim i pritur i një koalicioni të papritur. Joparimorja gjithnjë përfundon pa parim. Kushdo që sheh me habi këtë zhvillim, s’meriton asnjë ditë në politikë.
E përderisa forcat e mbara në Kosovë s’bëhen bashkë kundër SHIK-ut por flirtojnë me të, kapja e plaçka do të mbijetojnë si të tilla për shumë vjet. Kanë kohë të përdorin e djegin secilin partner – siç e dogjën këtë herë, edhe para saj, edhe shpeshëherë deri më tash.
Mblidhni mendët. Refuzoni lakminë e pushtetit me ta. Nuk ja vlenë. Shihni ku ju sjellë ajo. Një hall kapësish po ju japin shkollë. Nga hiçi po kthehen edhe me President edhe me Kryeministër edhe me më shumë pushtet. E ky vend po vazhdon rrugëtimin drejt theqafjes.