BallinaLajmeSot mund të arrestohet Albin Kurti

Sot mund të arrestohet Albin Kurti

Të ngjajshme

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Deputeti dhe ish-lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti mund të arrestohet nga policia, pasi për të ka urdhërarrest.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se “policia do ta vlerësojë situatën se a do të arrestohet Kurti gjatë ditës së sotme nëse shihet në Kuvend”.

Burime të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë thënë për KALLXO.com se urdhërarresti për Albin Kurtin është gjithëpërfshirës dhe ai mund të arrestohet në çdo moment.

Zëdhënësi i “Vetëvendosjes” Shkodran Hoti, tha se Kurti do të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit në lidhje me mocionin e mosbesimit.

“Kurti ka me qenë në Kuvend të paktën kështu ka thënë, por nuk e di, nuk jam i informuar nëse ka arritur në ambientet e Kuvendit”, tha Hoti.

I pyetur se ku aktualisht ndodhet Kurti, zëdhënësi Hoti tha se ai është në Prishtinë.

“Nëpër Prishtinë, nuk ka ku të shkojë, s’ka çka të mbajë fshehtë”, tha Hoti.

Urdhër-arrestin për Albin Kurtin e lëshoi gjyqtari Beqir Kalludra më 21 prill, pasi Kurti nuk mori pjesë në seancën e gjykimit për lotsjellësin në Kuvend, ku akuzohen bashkë me të edhe tre deputetë tjerë të “Vetëvendosjes”. /kallxo.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz