back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeMospajtimet PDK-LDK për procedimin e Demarkacionit, shtyhet mbledhja e Qeverisë

Mospajtimet PDK-LDK për procedimin e Demarkacionit, shtyhet mbledhja e Qeverisë

Të ngjajshme

Panik në Francë: Fëmijët, viktima të dhunës së bandave të drogës në Marsejë

Një grup fëmijësh panë trupin e Adelit teksa shkonin...

Guvernatori Ismaili në konferencën përmbyllëse të PECK III

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),...

Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë...

Lavrov: Nacionalizimi i mundshëm i NIS-it, nën kushte të caktuara

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Ministrat e LDK-së janë larguar nga ambientet e Qeverisë së Kosovës. Ata kanë pritur disa minuta kryeministrin dhe në mungesë të tij, mbledhja e paraparë të niste për në orën 10:00 është shtyrë, raporton Gazeta Express.

Shumica prej ministrave nga radhët e LDK-së, kanë qenë të pranishëm në ambientet e Qeverisë. Ndërkohë që as edhe një ministër i partisë tjetër të koalicionit qeveritar, asaj të PDK-së, nuk ka mbërritur në ambientet e Qeverisë, raporton Gazeta Express.

As kreu i Qeverisë, Isa Mustafa, ende nuk ka shkuar në sallën e mbledhjeve. Raportohet se ai është në takim me kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Siç edhe është paralajmëruar, Qeveria do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo është konfirmuar edhe në rendin e ditës që Qeveria ka bërë të ditur për mediat. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz