BallinaLajmeMustafa: Nga 1 korriku sigurimet shëndetësore!

Mustafa: Nga 1 korriku sigurimet shëndetësore!

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Mëngjesin e ditës së sotme Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka nisur me lëvdata për punën e qeverisë që ai e drejton.

Duke kritikuar qeveritë e më hershme, Kryeministri Mustafa tha se Qeveria aktuale realizoi çështjet e premtuara dhe zvarritur që 15 vjet, njofton GazetaBlic.com

Kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet“, ka thënë Mustafa.

Shefi i Qeverisë, po ashtu paralajmëron se nga muaji korrik i këtij viti fillon implementimi për Sigurime Shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

“Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet“, ka shkruar Mustafa në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Lëvdatat, kritikat dhe premtimet e Kryeministrit Mustafa vijnë pikërisht në kohën kur janë shtuar zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

E për një të tillë, java e ardhshme është vendimtare nëse Mustafa do të vazhdojë të mbetet kryeministër, pasi opozita ka bërë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për Qeverinë ndërsa PDK-ja duket se është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz