back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaKulturëNë Mitrovicë filloi Festivali i Teatrove të shkollave

Në Mitrovicë filloi Festivali i Teatrove të shkollave

Të ngjajshme

Sulmi në “Ibër-Lepenci”/ Më 24 dhjetor nis gjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 24 dhjetorin si...

Dyfishohet çmimi i argjendit në Kosovë, ari është “i paprekshëm”

Çmimi i arit ka shënuar një rritje të konsiderueshme...

Lirimi i Kilajt, Haradinaj: Gjykatës Speciale i ra maska

Isni Kilaj, u lirua me kusht nga Gjykata Speciale...

Mercedesi sjell S-Class-ën si robot taksi luksoz, nis operimin në Abu Dhabi

Mercedes-Benz-i ka prezantuar projektin e ri futuristik: shndërrimin e...
Në një ambient shumë festiv, në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, të mbushur përplot me nxënës, prindër dhe shikues të tjerë, është hapur Festivali Tradicional i teatrove të shkollave të Mesme dhe Fillore të Komunes së Mitrovicës.

Festivalin e organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria për Kulturë, rini dhe Sport, e shpalli të ahpur kryetari I komunës, Agim Bahtiri. Ai tha se është i lumtur që gjendet në një hapësirë të mbushur përplot me të rinj, të interesuar për shijimin e vlerave kulturore të të rinjve të qytetit.

“Mitrovica ka traditë jashtëzakonisht të mirë në kultivimin e vlerave kulturore dhe në veçanti të atyre teatrore. Mitrovica ka dhënë shumë artistë dhe punonjës tjerë të kulturës që kanë arritur vlera kulminante në këtë fushë. Unë ju përgëzoj ju nxënësve dhe mësimdhënësve për punën e mirë që keni bërë dhe për këtë ambient të bukur që keni krijua”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Drejtori i arsimit në komunën e Mitrovicës, Skender  Avdiu, tha se Mitrovica është vatër e kulturës dhe se edhe ky organizim është i kësaj fryme.
“Jemi shumë të lumtur që kemi aq shumë talente në shkollat toona që nesër do të jenë aktorë të mëdhenj duke ndjekur rrugën e aktorëve të tjerë të mirënjohur mitrovicas”, tha ai.
Për vlerat kulturore dhe në veçanti ato skenike, foli drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi. Ai tha se drejtoria e tij me kënaqësi e ka mbështetur këtë festival dhe se do të vazhdoj edhe më fuqishëm në të ardhmen për të mbështetur aktivitetet e ndryshme që krijojnë vlera të mirëfillta kulturore.
Të pranishmit në sallë i përshëndeti edhe drejtori i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mehmet Sadiku.
Festivali do të zgjs dy ditë. Juria profesionale do të vlerësoj paraqitjet dhe do të zgjedh ekipet dhe aktorët më të mirë. Nxënësit e shkollës  që do e zë vendin e parë me shfaqjen e tyre, do të shkojnë për një vizitë në Shqipëri.
unnamed-(11).jpg
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz