BallinaRegjionaleMiratohet Plani Zhvillimor Komunal i Vushtrrisë

Miratohet Plani Zhvillimor Komunal i Vushtrrisë

Të ngjajshme

Kosova U21 mposhtet në ”Fadil Vokrri” nga Rumania U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësaur humbje nga Rumania...

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës...

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”,...

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Prishtinës, shkak një rrjedhje e madhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar qytetarët...

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje pasdite nën drejtimin e Shpëtim Zhegrovës, kryesues, ka debatuar dhe aprovuar Planin Zhvillimor Komunal të Vushtrrisë për periudhën 2016-2024.

Seanca e thirrur nga 19 asambleistë të opozitës dhe disa nga pozita, ka filluar së pari me një konsultë në mes kryetarëve të grupeve parlamentare të subjekteve përfaqësuese në KK të Vushtrrisë së bashku me kryetarin e komunës, Bajram Mulaku, i cili paraprakisht i ftoi të gjithë delegatët që të gjejnë një koncensus të përbashkët dhe të miratojnë planin, pasi që ky është me shumë rëndësi dhe jetik për qytetarët e kësaj komune.

Përkundër konsultave disa minutëshe mes kreut të komunës dhe përfaqësuesëve të subjekteve politike, nuk është arritur që të gjindet një koncensus sa i përket miratimit të planit.

Të pakënaqur me këtë qëndrim shumica e asmbleistëve të PDK,së bashku me kryesuesin, braktisën sallën .

Vazhdimi i seancës u drejtua nga asambleisti më i moshuar, Muharrem Shabani, ku pas verifikimit të kuorumit të nevojshëm për mbajtje të seancës, është vënë edhe në votim Plani Zhvillimor Komunal 2016-2024, e që ka kaluar me 21 vota për dhe një abstenim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz