BallinaLajmeBeqiri e pranon se rrëzimi i Qeverisë është në dorën e PDK-së

Beqiri e pranon se rrëzimi i Qeverisë është në dorën e PDK-së

Të ngjajshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, duke e komentuar mocionin dhe arsyetimet e dhëna në mocion për rrëzimin e Qeverisë, thotë se asnjëra nga ato që thuhet aty nuk qëndrojnë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerëson se është e drejtë e opozitës që të mbledhë nënshkrime, por që, sipas tij, është seanca ajo në të cilën vendoset.

“Ne kemi thënë disa herë, edhe sot mund të konstatojmë si parti që udhëheqim, se ato që thuhen në mocion nuk qëndrojnë pothuajse asnjëra. Sidoqoftë është e drejtë e opozitës për t’i mbledh nënshkrimet, por është seanca ajo në të cilën vendoset”, u shpreh ai para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton GazetaExpress.

Ndërkaq, duke i komentuar nënshkrimet e dhëna edhe nga disa deputetë brenda koalicionit ai tha se nuk i komentojnë qëndrimet e individëve për pakënaqësitë e tyre.

“Ne e dimë fuqinë e votës së opozitës. Ne nuk flasim për individët, për pakënaqësitë e tyre, sidoqoftë është partneri ai që merr qëndrime. Një parti nuk duhet t’i sheh si rrezik zgjedhjet. Fundi fundit një parti çdoherë duhet të jetë e gatshme për zgjedhje”, tha ai.

Ai tutje tha se nuk mendon se demarkacioni është arsye e mjaftueshme për ta shpërbërë Parlamentin. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz