BallinaLajmeOpozita dërgon mocionin e mosbesimit në Kuvend: Jemi të bindur se do...

Opozita dërgon mocionin e mosbesimit në Kuvend: Jemi të bindur se do rrëzohet qeveria

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, janë tre përfaqësuesit e opozitës që kanë dorëzuar në Kuvend 42 nënshkrimet e deputetëve për mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, në konferencën e mbajtur për media në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se janë të bindur që edhe në seancën kur votohet për mosbesimin e Qeverisë do të kenë sukses dhe do ta rrëzojnë këtë ekzekutiv që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

“Ne sot e përmbushëm obligimin e rregullores së Kuvendit dhe kemi proceduar mocionin e mosbesimit të Qeverisë. Falënderoj veçanërisht deputetët e pozitës që e kanë nënshkruar. Kontaktet e para që i kemi pasur janë treguar të vëmendshëm dhe atë që e kanë thënë e kanë nënshkruar. Shpresoj se kur të mbahet seanca të rrëzohet kjo qeveri. Jam i bindur se do të ketë sukses”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa Valdete Bajrami e Nismës për Kosovën shtoi se ka edhe disa deputetë të tjerë që s’kanë nënshkruar për mocionin, por kanë deklaruar se janë të pakënaqur.

“Ka edhe deputetë tjerë që nuk e kanë dhënë nënshkrimin, por kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me ketë qeverisje”, tha Bajrami.

Kurse Aida Dërguti e LVV-së, por edhe nënkryetare e Parlamentit pohoi se “presim që në ditën kur të vijë ky mocion në seancë deputetët do të dinë të marrin pozicionin e duhur”.

Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovë – 61.

Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz