Sot ne aktivistë të SKV-së shkruam një parullë në objektin e rektoratit të UP-së, citat nga Hasan Prishtina: “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.
Ky institucion emri i të cilit i është vënë “Hasan Prishtina” dëshmoi më së miri se në çfarë rruge dhe çfarë projekti kombëtar ndjek ajo.
Në njërën nga sallat e rektoratit të Universitetit të Prishtinës ku pritej që të mbahej një ligjëratë nga Alan Ëatson nga Richmond CBE i Anglisë me temën “What Brexit means?” në mënyrë tejet të gabuar u hiq flamuri kombëtar nga radha e flamujve të tjerë.
Ne respektojmë të gjitha kombet si dhe simbolet e tyre, ashtu sikurse edhe flamurin e Britanisë, megjithatë asnjë flamur nuk zëvendëson flamurin tonë kombëtar, thekson SKV-ja në një njoftim për media.