BallinaLajmeArrestohet personi që tërhoqi zvarrë deputetin Sela

Arrestohet personi që tërhoqi zvarrë deputetin Sela

Të ngjajshme

Kemi mijëra objektiva të tjera për të goditur në Iran, thotë zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Effie Defrin, një zëdhënëse e ushtrisë izraelite, ka dhënë...

Gol në “Olimpico”, Lazio në epërsi ndaj Milanit

Skuadra e Lazios ka shënuar gol ndaj Milanit, në...

Benita nuk heziton, ekspozon të pasmet bombastike

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka...

Netanyahu mohon ‘fake news’ për vrasjen e tij/ Publikon videon teksa konsumon kafe

Pasi u përhapën teoritë konspirative në mediat sociale se...

Rrëzimi i aeroplanit në Irak, Pentagoni identifikon gjashtë ushtarët amerikanë që mbetën të vrarë

Pentagoni ka identifikuar gjashtë amerikanët që humbën jetën në...

Është arrestuar mbrëmë në Kumanovë Toni Trajkovski, i cili e ka rrahur rëndë deputetin shqiptarë Ziadin Sela.

Arrestimi i tij është bërë nga inspektorë civil shqiptarë, ndërsa prangat i janë vënë në hyrje të një restoranti në këtë qytet.

Rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë.

Raportohet se punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Trajkovskin si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin Ziadin Sela, megjithëse i njëjti nuk ishte i kapshëm për arrestim.

Megjithatë, përkundër identifikimit të sigurt, punonjës maqedonas të stacionit policor në Kumanovë janë munduar që ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës. Nga ana tjetër, siç thonë zyrtarë të policisë, këmbëngulës kanë qenë policët shqiptarë, të cilët nuk kanë lejuar lirimin e Trajkovskit, ndërsa të njëjtin e kanë mbyllur në paraburgim 24 orësh, derisa sot pritet ta nisin drejt Shkupit.

Toni Trajkovski është i njohur si mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz