back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeAnalistët: Zgjedhjet nuk i përshtaten LDK-së, ndërsa PDK-së i ngutet

Analistët: Zgjedhjet nuk i përshtaten LDK-së, ndërsa PDK-së i ngutet

Të ngjajshme

Analistët politikë në vend thonë se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk i konvenon Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kjo parti e ka postin e kryeministrit dhe është e logjikshme që të kërkoj ta shtyej kështu mandatin deri në fund. Por, sipas tyre, partnerit tjetër të koalicionit, Partisë Demorkatike të Kosovës i ngutet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pasi pretendon ta rimarr postin e kryeministrit.

Opinionisti, Imer Mushkolaj ka thënë për lajmi.net se panatyrshmëria e këtij koalicioni dhe përplasjet në mes të PDK-së dhe LDK-së vazhdimisht kanë ekzistuar në këtë mandat, por, sipas Mushkolajt, kohët e fundit këto mospajtime janë thelluar dhe se vendi mund të shkoj shpejt në zgjedhje të parakohshme.

“Duke qenë se koalicioni PDK-LDK ka qenë i panatyrshëm edhe kur është krijua, ajo panatyrshmëri e ka përcjell deri tani, por tani ka dalur edhe më hapur përplasjet dhe mospajtimet në mes të partnerëve të koalicionit. Kam prit që do të dal në “shesh” edhe më herët. Nuk është që nuk ka pasur në të kaluar, por tani kanë dalur më hapur. Kjo mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme natyrisht, por edhe nëse ndodhë që nuk do të ketë të parakohshme, ky koalicion vetëm sa do t’i bëjë dëm vendit në kuptimin që si mund ta qeverisësh vendin kur ke probleme kaq të mëdha”, ka vlerësuar Mushkolaj.

Ai më tej ka thënë se zgjedhjet duhet të organizohen shpejt, me idenë se mund të gjendet zgjidhje për të dalë nga kjo bllokada jo vetëm disa muajsh, por pothuajse dyvjeçare që e ka mbërthyer Kosovën.

Mushkolaj thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë LDK-së, pas kjo parti aktualisht e ka postin e kryeministrit dhe nuk dëshiron ta lë në gjysmë mandatin qeverisës.

“Është logjike nga ana e LDK-së, një reagim i tillë, pasi ata janë në pushtet dhe e kanë postin e kryeministrit dhe është e natyrshme që të kërkojnë të vazhdojnë kështu, pasi askush nuk do të donte që t’iu ndërpritej mandati po të ishte në vend të Isa Mustafës apo LDK-së. LDK po mundohet që të zvarrisë sa më shumë zgjidhjen e krizës në mënyrë që të qëndroj sa më gjatë në pushtet. Të mos harrojmë se LDK nuk është e sigurt nëse do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme, duke ditë premtime e kryeministrit, Isa Mustafa se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në dhe në njëfarë formë “tradhtinë” ndaj elektoratit”, ka shtuar Mushkolaj.

Kurse, PDK-së sipas Mushkolajt i ngutet për të shkuar në zgjedhje për dy arsye. “PDK-së i ngutet për shkak të konfirmimit të Kadri Veselit si kryetar i kësaj partie dhe për shkak të zhvillimeve që mund të ndodhin, e që kanë të bëjnë kryesisht me Gjykatën Speciale”, ka përfunduar Mushkolaj.

Edhe profesori universitar, Blerim Burjani ka thënë për lajmi.net se koalicioni ka vështirësi për të funksionuar normalisht, prandaj sipas tij, tani është koha ideale të vendoset nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo.

“Ky koalicion ka vështirësi të dukshme të funksionimit dhe po shihet qartë se është i paaftë për të zgjidhur disa probleme të mëdha për të cilat realisht është bërë si Demarkacioni, Asociacioni, apo Ushtria. Kam përshtypjen se është fundi i kësaj temë se a dëshirojmë të kemi zgjedhje të parakohshme apo jo. Mendoj se tani është koha ideale q ky koalicion të deklarohet përfundimisht se a do të vazhdoj edhe më tutje”, është shprehur Burjani.

Ai thotë se për LDK-në do të ishte në gjendje që ta shtynte “zhagas” qeverisjen deri në vitin 2018.

“Nuk i konvenon LDK-së që të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Ata do të donin që edhe “zhagas” ta mbajnë një mandat të plotë dhe në zgjedhjet e rregullta pastaj të thonë ne kemi bërë sa kemi mundur pasi anëtari i koalicionit PDK-ja nuk na ka përkrahur”, ka thënë më tej Burjani.

Përndryshe, zërat për prishjen e koalicionit PDK-LDK janë shtuar kohët e fundit, ndërsa edhe vet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ditë më parë nuk e ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz