BallinaLajmeDeklaratat e Haradianjt shqetësojnë edhe Rusinë

Deklaratat e Haradianjt shqetësojnë edhe Rusinë

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Deklarata e ish-kryeministrit, të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se kryeministri serb i sapo zgjedhur president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk do të luaj më me shqiptarët ka nxitur reagime edhe në Rusi.

Përveç reagimeve të shumta të Serbisë lidhur me këtë deklaratë të Haradinajt, Ministria i Punëve të Jashtme të Rusisë, ka lëshuar një deklaratë në ueb faqen e tyre zyrtare ku e konsiderojnë të pa tolerueshme që ShBA-të dhe Bashkimi Evropian të lejojnë  deklarata të tilla.

“Ne mbështesim reagimin e fortë të udhëheqjes serbe ndaj sulmit të ashpër nga ana e këtij militanti i cili ishte përfshirë në krime veçanërisht të tmerrshme kundër civilëve gjatë konfliktit të Kosovës të viteve 1990”, thuhet në njoftim, transmeton B92

Sipas kësaj ministrie krejt kjo ka qenë e pritur për shkak të vendimit të Gjykatës franceze e cila refuzoj kërkesë për ekstradim në Serbi.

“Për fat të keq, kjo kthesë e ngjarjeve duhet të pritej në dritën e vendimit të Gjykatës franceze që refuzoi kërkesën e justifikuar ligjërisht të palës serbe dhe liroi Ramush Haradinajn, i cili akuzohet për kryerjen e shumë rrëmbimeve, përdhunimeve dhe vrasjeve”, thuhet më tutje në njoftim.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, kjo ngjarje tregon se Kosova është burim kryesor i jostabiliteti në rajon dhe mosmarrëveshjeve e cila me tensione ndëretnike për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” çon në tensione dhe me potencial për konflikte në Ballkan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz