back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeMinistria e Kulturës jep pesë bursa për studime në fushën e trashëgimisë...

Ministria e Kulturës jep pesë bursa për studime në fushën e trashëgimisë kulturore

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndajë 5 bursa të plota për studime postdiplomike në universitetet më prestigjioze në Mbretëri të Bashkuar (Cambridge, Oxford, UCL, etj).

Duke e parë rëndësinë dhe nevojën e mbrojtjes, ruajtës dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, të nënvizuar edhe në Strategjinë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017 – 2027, të miratuar nga Qeveria e Kosovës, MKRS-ja ka krijuar Fondin e Studimit të Trashëgimisë Kulturore, i cili sivjet ndan bursa për studime arkeologjike e antropologjike ndërsa në vitet e ardhshme synohet të vazhdojë me bursa në restaurim e konservim, muzeologji, histori, etj.

Procesi i aplikimit, përzgjedhjes dhe aprovimit realizohet nga Këshilli Britanik në Kosovë, me të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka një marrëveshje specifike. Procesi i aplikimit është hapur dhe vazhdon të mbetet i hapur deri më 24 maj 2017 për studentë potencialë të cilët i plotësojnë kushtet. Studentët që përfundojnë studimet në Mbretëri të Bashkuar do të kthehen të punojnë për së paku 3 vite në institucionet e trashëgimisë kulturore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz