back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeDeputeti i LDK-së: Zgjidhja më fatlume për Kosovën është rrëzimi i Demarkacionit

Deputeti i LDK-së: Zgjidhja më fatlume për Kosovën është rrëzimi i Demarkacionit

Të ngjajshme

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Propozimi i një pjese të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të shtohet një nen i ri para se marrëveshja për Demarkacionin të dërgohet në Kuvend, duket se nuk po gjen përkrahje edhe nga subjektet e tjera partiake, si PDK dhe opozita.

E sipas njohësve të çështjeve juridike, një nen i tillë nuk mund të kalojë nëse ai nuk përkrahet nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

E përveç kësaj, nuk duhet se LDK ka ndonjë opsion tjetër për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Shpejtim Bulliqi për Indeksonline thotë se nuk ka asnjë arsye që LDK të insistojë që kjo çështje të kalojë, nëse subjektet e tjera nuk janë të interesuara që kjo çështje të zgjidhet.

Megjithatë, sipas tij zgjidhja më e mirë dhe më fatlume do të ishte rrëzimi i Demarkacionit.

“Nëse të gjitha subjektet e tjera politike nuk janë të interesuar që të kalohet Demarkacioni, unë nuk e di se cila është arsyeja që LDK duhet të insistojë me kaluar këtë çështje. Edhe rrëzimi i Demarkacionit është zgjidhje në këtë moment. Madje, zgjidhja më fatlume për Kosovën është rrëzimi i projekt-marrëveshjes”, ka thënë Bulliqi.

Sipas tij, LDK-së i ka mbet në duar “patatja e ngrohtë” dhe ata po duhet të merren me pasojat e atyre që është dashur ta kryejnë këtë punë.

“Deputetët e LDK-së gjithmonë kanë qenë të interesuar që të bëhet një zgjidhje, nuk është problemi që ne nuk duam që të bëjmë një zgjidhje, por në qoftë se të gjitha subjektet e tjera politike nuk kanë interesim të bëhet zgjidhja e kësaj çështjeje, nuk e di pse është preokupimi kaq i madh i LDK-së që duhet domosdoshmërish të merret me këtë problematikë, kur dihet fakti se LDK nuk është iniciues i kësaj, as nuk e ka nisë këtë projekt e as nuk e ka realizuar, vetëm i ka mbet si patatja e ngrohtë në dorë. Ne duhet të merremi me pasojat e atyre që është dashur ta kryejnë punën siç duhet”, ka shtuar ai.

Ndryshe rreth 15 deputetë të LDK-së, në mesin e tyre edhe ata që publikisht kanë kundërshtuar marrëveshjen e Brukselit për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, përmes një letre të drejtuar kryeministrit, Isa Mustafa i kanë propozuar atij që para se ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për Demarkacion, t’i shtohet asaj një nen i ri.

Sipas këtij propozimi, ky nen do obligonte Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve të rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz